Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme, por edhe me fat, në javën e 21-të të Superligës, duke mposhtur 1-0 Partizanin në Korçë. Në një ndeshje tepër të fortë, me raste nga të dyja skuadrat, rezultati u vendos nga një autogol i shkaktuar nga mbrojtësi i miqve, Gojkoviç, në minutën e 62-të.
Të dy ekipet patën mungesa, por gjithsesi luajtën mirë duke iu afruar disa herë golit, por më i rrezikshëm u tregua Partizani, ndonëse nuk arriti të shënonte. Pavarësisht se humbën kryeqytetasit mund të kenë moral më të lartë pas kësaj përballjeve, për faktin se luajtën shumë mirë brenda në Korçë ndaj ekipit më të fortë në Shqipëri, sot për sot.
Ndikim në lojën e Partizanit pati edhe rikthimi i trajnerit Starova pas shumë ndeshjesh pezullim. Në renditje, Skënderbeu kryesues u shkëput në 13 pikë nga Flamurtari që barazoi 0-0 në Durrës me Teutën, duke pasur 49 pikë. Partizani mbetet në vendin e 6-të me 28 pikë.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Flamurtari mori pikë në fushën e Teutës, ndërsa në orën 14:00, Kukësi fitoi 1-0 në “Zeqir Ymeri” ndaj Laçit, dhe Kamza ia doli 3-2 në stadiumin e Lushnjes, me gola të Mehmetit, Raçiçit e Plakut për miqtë dhe dy herë Mikel Cankës për vendasit.
Sfidanti.al