Roberto mendon se PSG-ja mund ta përmbysë rezultatin kundër Real Madridit.
Sergi Roberto, njeriu që shënoi gol në minutën e fundit në përmbysjen historike të Barcelonës prej 6-1 kundër PSG-së pas humbjes në ndeshjen e parë 4-0, mendon se këtë mund të përsërisë edhe klubi francezë kundër Realit.
Madridi fitoi 3-1 ndeshjen e parë në Champions League dhe e pret një sfidë e nxehtë në mars në “Parc des Princes”.
“Vitin e kaluar ne ishim në një situatë edhe më të vështirë dhe në fund përmbysëm gjithçka. Edhe PSG-ja mund ta bëjë. Po, mendoj se mund ta përmbysin rezultatin kundër Madridit”, tha Roberto.
Të gjithë sytë janë te Neymari që ka impresionuar këtë sezon te PSG-ja me 28 gola në 29 paraqitje për ekipin e Unai Emery.