Milani ka rilindur, qëkur atë e mori përsipër Xhenaro Gatuzo, ndërkohë që, gjatë tri javëve të ardhshme, atë e presin prova, me të vërtetë, të vështira. Milani, kohët e fundit, ka arritur fitore, por ndeshjet më të forta ai i ka para. Kalendari “ferr” nis, qysh këtë fundjavë, kur ai do të shkojë të ndeshet në Romë, kurse, vetëm tri ditë më vonë, atë e pret ndeshja me Lacion në kuadrin e Kupës së Italiasë, ndërsa, në mars, Milani do të luajë në derbin e madh të qytetit me Interin. Katër ditë më vonë, “rosonerët”, në fushën e vet, do të presin Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Evropës, kurse, më 11 mars, do të shkojnë që të luajnë në Xhenova, ndërsa, katër ditë më vonë, përsëri, me Arsenalin. Një trejavësh, me të vërtetë, “ferr”. Nësee kalon atë me sukes, Gatuzon me siguri që do ta presë një kontratë e mirë.
Sfidanti.al