Juventusi ofertë  Bufonit për vazhdimin e kontratës, por…fluturon gjysma!

Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon, ka paralajmëruar se ky do të jetë sezoni i fundit i tij, por duket se pronarët e “zonjës së vjetër” nuk janë dakord më këtë vendim të tij. Media italiane bën të ditur se presidenti i Juves, Xhanluixhi Anjeli, do që t’i propozojë portierit 40-vjeçar vazhdimin e kontratës edhe një vit tjetër, por me një pagesë dy herë më të vogël që, deri tani, ka qenë 4,5 milionë euro në vit.

Kjo ofertë duket se nuk i pëlqen Bufonit që është i bindur se paga e tij duhet të jetë në nivelin që ka qenë deri tani. Trajneri Masimiliano Alegri, sidoqoftë, nga sa thuhet, nuk mund t’i garantojë atij (Bufonit) pozicionin e portierit kryesor në ekip, nëse ai do të vendosë që ta vazhdojë karrierën në fushë, dhe ka në plan që, sezonin e ardhshëm, të luajë me portierin polak, Vojçeh Shçesni.

Sfidanti.al