Mori fund “dashuria” Murinjo – Pogba? Hipokrizia kushtoi 110 milion euro

Te Mançester Junajtidi, Pol Pogba erdhi nga Juventusi, pasi për të u paguan 110 milionë euro dhe nga ai priteshin shumë gjëra, por koha po kalon dhe po bëhet e qartë se Pogba nuk është ai, nga ai cili mund të priten gjëra të mëdhe. Trajneri portugez, në ndeshjen e parafundit të Junajtidit, e la atë në stolin e rezervave, kurse, në ndeshjen me Njukasllin, e nxori atë nga loja në min. e 66-të, megjithëse ai nuk u dëmtua. Në ktë mënyrë, Murinjo, sikurse u pa qartë, donte që t’i tregonte Pogbas se “kush është bosi”, pasi, sikurse thuhet, ky lojtar nuk ëshë i kënaqur me rolin që luan në këtë ekip, madje, edhe e ka kritikuar trajnerin portugez.

Nëse do t’u besojmë mediumeve, Pogba nuk do që të luajë në mesfushë në tandem me Nemanja Matiçin, duke konsideruar se ai mund të luajë më mirë si sulmues anësor i majtë. Të njëjtin mëndim, në fakt, e kanë edhe shumë të tjerë, por jo Murinjo.

Sfidanti.al