Portieri kolumbian i Arsenalit, David Ospina, në ndeshjen e fundit ndaj Ostersundsit suedez priti penallti, duke e ruajtur, kështu, të paprekur rrjetën e portës së klubit londinez në ndeshjen që ai e fitoi 3-0. Ospina arriti që ta presë topin e gjuajtur nga pika e 11-metërshit nga ana e futbollistit suedez, duke u bërë, kështu, portieri i parë i Arsenalit që pret penallti mbas afro katër vitesh!
Portieri i fundit i këtij ekipi që ka arritur të presë penallti, është Lukas Fabianski kundër Bajernit të Mynihut, më 2014, ndërkohë që, që atëkohë, Shçesni dhe Petar Ceh që kanë mbrojtur portën e “topçinjve”, nuk kanë arritur që të presin asnjë nga topat e gjujatur nga pika e 11-metërshit.
Sfidanti.al