Klubet e 5 ligave më të rëndësishme evropiane shpenzuan rreth 785 milionë Euro në merkaton dimërore, një shifër kjo rekord që është 70% më e lartë se ajo e shpenzuar në të njëjtën periudhë në sezonin e kaluar. Është raporti i FIFA që ka zbuluar gjithcka në lidhje me blerjet e bëra nga klubet të ashtuquajturave ‘Big 5’; Premier League, La Liga, Ligue 1, Bundesliga dhe Serie A, një e dhënë kjo që ka dale nga International Transfer Matching System(ITMS)
Rekordin në këtë pikë e mban padyshim Premier League me 385 milionë Euro të shpenzuara për blerje futbollistësh i ndjekur nga La Liga me 290 milionë Euro. Në të dy këto kampionate shpenzimet në merkato kanë qenë repsktivisht me 181 dhe 560% më të larta në krahasim më vitin 2017. Krejtësisht e kundërta ka ndodhur me Bundesligën, Serinë A dhe Ligue 1 që kanë shpenzuar më pak se në merkaton dimërore të vitit të kaluar.
sfidanti.al