Cvitanoviç nuk mban frena: Ademi është një futbollist bishë!

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Arian Ademi, me të vërtetë, po e entiuazmon opinionin sportiv në Kroaci. Mbas kthimit të tij nga pezullimi gati dyvjeçar, në 10 ndeshjet që ka zhvilluar me ekipin e tij të Dinamo Zagrebit, ai ka shënuar tre gola, duke qenë një forcë dominuese në mesfushë. Edhe kundër Osijekut, në fundjavë, ai shënoi, për herë të parë në karrierën e tij, dy gola në një ndeshje. “E ndjej veten në një formë fizike të shkëlqyer, jam gati për të gjitha sfidat”, deklaroi kapiteni i Dinamos, duke shtuar: “Golat, në fakt, nuk janë detyra ime primare, por unë nuk kam asgjë kundër që të vazhdoj të shënoj”.

“Ademi është, me të vërtetë, një ‘Faktor X’ për Dinamon e Zagrebit”, shkruan gazeta e njohur kroate, “24 çasa”, “një nga figurat më të fuqishme të futbollit kroat në dekadën e fundit”.

Kurse një nga legjendat e Dinamos së Zagrebit, Igor Civtanoviç, vuri në dukje: “Ta kesh Ademin në ekip është një pasuri e madhe. Dihet se, në çdo ndeshje, ai do të japë maksimumin. Për mua, ai është një ‘futbollist bishë’”.

Sfidanti.al