Formula 1 në Baku; shfaqen dyshime për qëndrimin në kalendar

Rriten dyshimet për qëndrimin e garës së Azerbajxhanit në Botërorin e Formula 1. Qeveria e këtij vendi ende nuk ka marrë një vendim nëse do të rinovojë kontratën me Liberty Median apo jo dhe për këtë arsye është parashikuar zhvillimi i një takimi mes ministrit të Sporteve, Azad Rahimov dhe drejtuesve të kompanisë amerikane që kanë pronësinë e Formula 1.

Mësohet se Rahimov ka deklaruar se përgjigjja përfundimtare për zgjatjen ose jo të kontratës me Liberty median, brenda 3 muajve nga data 29 prill kur është përcaktuar të zhvillohet edhe Çmimi i Madh i Bakut në Formula 1

‘Kontrata që na është dorëzuar në këtë moment është e papranueshme-tha Rahimov-po flasim për një sërë kushtesh komerciale, për të drejtat e sponsorizimit dhe çmimin që paguajmë, por unë mendoj se si ne ashtu edhe Liberty Media dëshirojmë që gara e Bakut të jetë ende pjesë e Formula 1’.

sfidanti.al