Kejn: Totenhem me karakter, në “Uembli” mundëm Realin!

Juventusi nuk e kishte dorëzuar kurrë më parë një epërsi 2-0 në stadiumin e vet në Torino, deri përpara mbrëmjes së fundit. Ky fakt e bën edhe më krenar Harri Kejnin, sulmuesin kryesor të Totenhemit që e ndjen veten mirë pas barazimit 2-2 në Itali. “Ne mund të ishim dorëzuar duke qenë jashtë fushe, në Champions dhe në fushën e Juventusit, si dhe me dy gola në dizavantazh, – tha ai, – fakti që ne reaguam tregon karakterin e skuadrës, dhe ne e merituam. Dy gola jashtë fushe ndërsa shkojmë në “Uembli” është një rezultat i madh”.

Totenhemi ka humbur vetëm dy ndeshje në ish-stadiumin perandorak këtë sezon, ndërsa luan aty sepse “shtëpia” e tij e re është ende në ndërtim e sipër. “Në “Uembli” kemi mundur edhe Realin, edhe Dortmundin”, – kujton Kejn, që ka shënuar gola ndaj dy skuadrave të mëdha të Europës”. Kristian Eriksen po ashtu ka besim kur thotë se “do të jetë ndeshje krejt tjetër në “Uembli”, jemi të sigurt se do të kemi shanset tona dhe mezi po presim që ta luajmë atë përballje”.

Sfidanti.al