Me ose pa rroba banje, bukuroshet e sportit shkëlqejnë në kopertinë

Euzheni Bushar, Sloun Stefëns, Ejli Raisman dhe Peixh Spiranac. Këto ishin katër nga femrat më të bukura, tërheqëse, por edhe fituese të sportit, të përzgjedhura për të pozuar tek revista “Sports Ilustrejtid” (Sports Illustrated). Periodikja e shquar amerikane bëri reklamë të rrobave të banjës (kostume plazhi), por pati edhe nga ato sportiste që dolën gjysmë të zhveshura (si Spiranac) apo krejtësisht të zhveshura (si Raisman).

Kanadezja Bushar përfaqësoi tenisin, ashtu si edhe amerikania zezake Sloun Stefëns (fituese e US Openit). Aleksandra “Ejli” Raisman është gjimnaste amerikane 23-vjeçare, disa herë kampione olimpike dhe botërore, ndërsa Spiranac po ashtu është amerikane, praktikon golfin, por më shumë njihet nga fotot e saj seksi dhe ndjekësit në Instagram sesa nga suksesi sportiv.

Gjetja më e bukur ndër bukuroshet, ishte ajo e Raismanit, që pozoi e zhveshur ndërsa kishte shkruar në trup se “femrat nuk duhet të jenë modeste, që të respektohen”!

Sfidanti.al