Beqare në Ditën e Të Dashuruarve; Lindi Von bën apel për të gjetur dashurinë

Është 14 shkurti, Dita e Të Dashuruarve dhe për Lindsi Von duket se është e vështirë jeta e beqares. Përpara pak muajsh ajo u nda nga Kenan Smith dhe mesa duket kjo ditë ka bërë që skiatorja amerikane të nisë kërkimet për një dashuri të re. Tashmë rrjetet sociale janë kthyer në mjetin më të mirë për të bërë apele të ndryshme, aspekt të cilin kërkoi që ta shfrytëzojë edhe Lindsi Von, e impenjuar në Lojërat Olimpike Dimërore

‘E kam harruar Shën Valentinin sepse jam beqare dhe mendoj vetëm për garat. A ka ndonjë djalë beqar që dëshiron të bëhet Shën Valentini im?-shkruante Von në profilin e saj në Twitter.

Një apel që  ka gjetur përgjigjen e menjëhershme të fansave të skiatores bukuroshe amerikane madje ishte dikush q ëi dedikoi edhe një poezi të shkurtër.

sfidanti.al