Juventus dhe Tottenham u ndalën në barazimin 2-2 në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, një rezultat ky që favorizon londinezët për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Uembli. Zonja e vjetër nuk diti të ruajë avantazhin e dyfishtë të arritur me golat e Higuain, pasi Tottenhami barazoi me Kejn dhe Eriksen. për kampionët e Italisë, skuadrat angleze janë kthyer në një mallkim të vërtetë pasi në 5 përballje me to gjithnjë është eliminuar dhe në 7 mars zonja e Vjetër do të kërkojë të rthyejë këtë tabu.
Duke qëndruar te supersticioni, është një precedent tjetër që shqetëson skuadrën torineze dhe që lidhet me Bajernin e Mynihut. Në vitin 2015 Juventus arritit në finalen e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që një vit më pas u eliminua në 1/8 e finaleve nga bavarezët. Edhe në atë kohë ndeshja e parë e zhvilluar në Torino u mbyll 2-2, ashtu sikurse dhe ajo e kthimit në mynih me Bayernin që fitoi 4-2 pas kohës shtesë duke eliminuar bardhezinjtë.
sfidanti.al