Inter-Ikardi, kontaktet e para për rinovimin e kontratës

Merkatoja e transferimeve e muajit janar u mbyll dhe te Interi kanë filluar lëvizjet për rinovimin e kontratës me sulmuesin Mauro Ikardi. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, drejtuesit e klubit zikaltër kanë hyrë në kontakte me Vanda Narën, bashkëshorten dhe agjenten e Ikardit, megjithatë për momentin nuk është përcaktuar asnjë datë për një takim konkret.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Interi po mendon që t’i ofrojë Ikardit një kontratë me një pagë të rritur nga 4.7 milionë në 6.5 milionë Euro në sezon, ndërkohë që objekt diskutimi pritet të jetë edhe cështja e klauzolës së kontratës.

Agjentja e Ikardit Vanda Nara nga ana e saj pretendon një rritje të pagës për bashkëshortin e saj në 7 milionë Euro në sezon si dhe rritjen e klauzolës në 150 milionë Euro deri në 200 milionë euro. Por ka edhe një opsion tjetër në këtë histori, që është heqja përfundimtare e klauzolës. nëse kjo do të ndodhë atëherë Ikardi do të kërkojë një pagë prej 8 milionë Eurosh në sezon në mënyrë që të pranojë të hedhë firmën në kontratën e re me Interin

sfidanti.al