Venger dhe Murinjo; Mkitarian tregon ndryshimet: francezi, trajner më i dashur

Henrik Mkitarian duket se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën e tij të re, Arsenalin. Sulmuesi armen që ishte pjesë e tratativave mes Mançester Junajtid dhe Arsenalit për kalimin në Old Trafford të Aleksis Sançez, është në gjendje të tregojë që në këtë hark kohor të shkurtër ndryshimet mes trajnerëve Arsen Venger dhe Zhoze Murinjo.

‘Arsene është një trajner më i dashur-tha Mkitaryan-të kupton shumë mire dhe e vendos veten e tij në vendin e lojtarëve. Është një person më i qetë. Ky është ndryshimi me Murinjon që kërkon shumë nga lojtarët. Ai është shumë i rreptë’

Henrik Mkitarian foli edhe për periudhën që ka kaluar te Mançester Junajtid dhe nuk e fshehu krenarinë e tij.

‘Kam lënë përshtypje të mira në Manchester edhe pse hasa në vështirësi-shtoi Mkitarian-fituam 3 tituj në një vit e gjysmë dhe jo të gjithë klubet e arrijnë këtë. Fituam në Europa Keague ku unë shënova një nga golat.

sfidanti.al