Çelsi po vuan për të shënuar dhe po mundet “si çeço”, ndërsa një ish-sulmues i tij po bën “namin” në Bundesligë. Miçi Baçuai shënoi sërish në fitoren 2-0 të Dortmundit ndaj Hamburgut, dhe tani 24-vjeçari duket si një bast i humbur i trajnerit të bluve, Antonio Konte. Baçuai kaloi Borusian në epërsi, duke realizuar rrjetën e tretë në dy ndeshje që kur u dha hua nga Çelsi për në Gjermani. Ai e festoi këtë arritje duke bërë një “salto mortale” aspak të lehtë.
Konte me siguri është duke kafshuar thonjtë, tani që Alvaro Morata u dëmtua dhe nuk pritet të luajë as ndaj Uest Bromit të hënën, por sidomos as ndaj Barcelonës në Champions në mesjavë. Goli tjetër për “verdhezinjtë” u shënua nga talenti që mezi po pritej, Mario Gëce, ndërsa lajmi tjetër i mirë për tifozët ishte aktivizimi për herë të parë këtë sezon, i talentit edhe më të rëndësishëm, Marko Rojs. Dortmundi u ngjit në vend të tretë, fare pranë me Lajpcigun, ndërsa kërkon të kualifikohet sezonin e ardhshëm për në Champions.
Sfidanti.al