Sa të mbaronte Asambleja, e dinim me sy mbyllur, se do të fillonte hileja! Dhe çfarë skenari ndjellës. Viktima është një ekip që duhej tradhetuar, ndofta lidhet me voten ne Asamble. Deklarata e Kukësit pas humbjes me Kamzën, të cilën e pagëzuan te kurdisur nga skenaristet e teatrit zyrtar te FSHF-së, vjen si një kartolinë pas betimit për më shumë ndershmeri dhe më pak hile nga ana e pales se presidentit fitues. Lexoni deklaraten kampione që bëjnë kampionët, duke shenjuar me damkë “samurajin” Jorgji, pikërisht ai që një vit më parë, u vetvra në mënyrë spektakolare për shkak të “kauzës kampione”. Më së fundi, Kukësi ia plasi dhe askush nuk mund t’ia blejë heshtjen…
“Humbja e sotme ndaj Kamzës do të analizohet në detaje nga stafi teknik dhe do nxirren përgjegjësitë e gjithësecilit.
Por Futboll Klub Kukësi, shpreh indinjaten dhe protestën ndaj gjykimit të njëanshëm të ndeshjes së luajtur sot në Kukës midis FK Kukësit dhe FK Kamzës, e vlefshme për javën e 19 të Kategorisë Superiore. Treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Enea Jorgji mbajti një gjykim aspak të drejtë dhe hapur në favor të Kamzës.
Ndërhyrjet e shumta ndaj lojtarëve tanë shpesh herë u toleruan dhe rasti më flagrant është ai i mosdhënies së penalltisë në minuten e 72, ku lojtari i Kamzës Frasheri, brenda zonës prek topin me dorë.
Kjo treshe gjyqtarësh kishin vetëm një qëllim, dëmtimin e Kukësit në këtë takim.
Futboll Klub Kukësi shpall “non grata”, gjyqtarin Enea Jorgji dhe do kërkojë në ditët në vazhdim nga Komisioni i Arbitrimit që ky gjyqtar të mos gjykojë ndeshjet e Kukësit.
Gjyqtarë të blerë nga skuadra e Kamzës, por dhe me ndihmën e FSHF bënë që të zhvillohej një teatër i shëmtuar sot në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qyetetit të Kukësit”
Le ta përsërim edhe një herë frazën e fundit, “ Gjyqtarë të blerë nga Kamza por me ndihmën e FSHF-së që të zhvillohej një teatër i shëmtuar..” Ishalla fjalët akuzë të Kukësit nuk mbërrijnë deri tek UEFA, sidomos tek zyra e zv.preisdentit ukrainas, ai që na bëri krenar me gënjeshtrën ndërkombtare , se Intitucioni i Futbollit shqiptar përbën një model. E dimë që është model, ndaj kemi frikë se mos na e vjedhin apo kopjojnë, sepse është tërësisht ..dora jonë.
Sfidanti.al