Espanjoli, viktima e preferuar e Pikese; katalanasi 6 gola ndaj bardhebluve

Xherard Pikè i jep mundesine Barcelones te ruaje pathyeshmerine ne kampionatin spanjoll te futbollit. Ne derbin me Espanjolin, qendermbrojtesi katalanas shenoi golin e barazimit ne 1-1 ne nje fushe ku armiqesia e tifozeve te Espanjolit ishte e qarte.

Per Pikè ai ne Kornejà ishte i pari per te ne kete sezon me Barcelonen, por edhe i gjashti ne total ne sfidat me rivalet e qytetit. E veçanta ne kete pike eshte se Espanjoli rezulton te jete viktima e preferuar e Pikese i cili 4 nga 6 golat e shenuar ne derbi i ka ne kampionat. Goli ne sfiden e se dieles ishte nje clirim per Pikè qe e festoi ate sipas menyres se tij; fillimisht duke bere gjestin e heshtjes per tifozet e Espanjolit dhe me pas duke kryqezuar duart e tij me te dy gishtat qe eshte treguesi i dates 2 shkurt, dita e lindjes e Xherard Pikè dhe te fejuares se tij, Shakira.

Sfidanti.al