Beker humbet trofete: Me duheshin perte paguar borxhet

Telashet nuk kane te mbaruar per Boris Beker. Ish kampioni gjerman i tenisit ka falimentuar financiarisht dhe eshte i zhytur ne borxhe duke u detyruarbte shese edhe sendet me me vlere qe ka mundur te fitoje ne karrieren e tij. Mes sendeve qe Beker vendosi te shese ishin edhe 5 trofe te turneve te fituar prej tij.

Pikerisht ketu qendron problemi, 5 trofete kane humbur dhe kjo shtyu Bekerin qe te beje apelin per gjetjen e tyre dhe kete e beri nepermjet zedhenesit te tij.

‘Beker nuk e di ku ndodhen trofete-tha zedhenesi i Beker-por ne po perpiqemi qe te sistemojme gjithcka ne 3 vjet dhebnuk perjashtohet mundesia e shitjes se pronave qe ai ka ne Britani dhe ne vende te tjera te botes’

Veren e kaluar nje gjykates britanik shpalli falimentimin e Boris Beker pas problemeve qe ai pati me nje kompanie private e cila i dha hua miliona dollare. Duke qene se ai humbi shume, u detyrua te nxjerre ne shitje edhe keto 5 trofe te cilat do t’ia jepte nje koleksionisti per te siguruar shumen e nevojshme per te shlyer borxhet.

Tani ajo qe i mbetet Bekerit eshte kujtimi i 15 viteve karriere kur gjermani fitoi 64 tituj ATP, 2 tituj ne Kupen Davis dhe nje medalje e arte olimpike ne lojen dyshe edhe kjo e humbur prej tij. Ne vitin 1985, Beker shenoi emrin e tij ne librin e arte te historise se tenisit boteror pasi ne moshen 17 vjeçare ai fitoi turneun e Wimbledonit.

Sfidanti.al