Kris Frum me doping, rriten presionet mbi Team Sky

Zbulimi i Kris Frum pozitiv ne testet amtidoping me substancen salbutamol ka bere qe mbi skuadren e tij, Team Sky te rritet presioni. Se fundmi nga specialiste te ndryshem eshte kerkuar qe skuadra britanike te pezulloje fituesin e Turit te Frances dhe La Vueltas, dicka qe nuk eshte bere ende.

Ishte presidenti i UCI, David Lapartien qe e kerkoi dicka te tille skuadres se Team Sky. Frum e justifikoi prezencen e salbutamolit me fakti se ai vuante nga astma, nderkohe qe ende nuk ka nje pergjigje perfundimtare. Sipas rregullores, UCI nuk mund te pezulloje nje ciklist nese nuk ka nje pergjigje finale, por Team Sky mund ta bente kete. Problemi eshte se politika e skuadres britanike nuk ka te perfshire perjashtimin e ciklistit edhe pse ky eshte nen hetim, politike qe e kane edhe skuadra te tjera.

Sfidanti.al