Sa i shpejtë braziliani, Kutinjo i krijon probleme Barcelonës!

Braziliani Felipe Kutinjo që, para disa ditësh, kaloi nga Liverpuli për te Barcelona, pasi kjo e fundit pagoi për të 160 milionë euro, po i krijon probleme klubit katalonjës, për shkak të pagës së tij që është 14 milionë euro në vit.

Por, problemi lidhur me pagën e tij nuk ka të bëjë me pakënaqësinë në dhomën e zhveshjes, por për shkak të rregullit fair play të UEFA-s. Barcelona ka hyrë thellë në zonën e mbingarkimit të buxhetit, kështu që, duke blerë Kutinjon, buxheti i klubit katalonjas është mbingarkuar 87 për qind, shumë larg rregullave të “Shtëpisë së futbollit evropian”.

Mbingarkimi optimal, sipas UEFA-s, nuk duhet ta kalojë shifrën 60 për qind në nivel vjetor, por, sidoqoftë, ajo lejon, më së shumti, deri në 70 për qind. Shkurt, kjo sa më sipër do të thotë se Barcelona duhet të “çlirohet” urgjentisht nga disa lojtarë shumë të paguar, që të mos ta kalojë “vijën e kuqe”, sepse, përndryshe, do të ndëshkohet në Nion (selia e UEFA-s). Matematikisht, pagesa bruto e Kutinjos është diku mes 20 e 25 milionë eurove, kështu që, tani, katalonjasit duhet të “çlirohen” nga Arda Turani që, në fakt, është fare pranë derës së daljes së Realit, dhe, më pas, nga Havier Maskerano, Vidali, Delofeu dhe Andre Gomeshi.

Sfidanti.al