Më shumë se dy muaj mbas ndeshjeve kualifikuese play off për në Kupën e Botës Rusi-2018, gjyqtari rumun, Ovidi Hategan, që gjykoi një nga dy ndeshjet play off mes Zvicrës dhe Irlandës së Veriut, e pranoi se kishte marrë një vendim të gabuar, duke i dhënë një 11-metërsh të paqenë ekipit të Zvicrës që rezultoi katastrofik për Irlandën e Veriut. Vendasit, pra, irlandezoveriorët protestuan me forcë se askush nga ata nuk e kishte prekur topin me dorë brenda zonës së rreptësisë, por, megjithatë, arbitri kryesor tregoi pikën e bardhë, kështu që ekipi vizitor shënoi gol dhe e fitoi ndeshjen 1-0, duke u kualifikuar për në Botërorin e Rusisë. Kështu që doli se kjo penallti që, në fakt, nuk qe e tillë, ishte vendimtare për zvicëranët që u kualikuan për në Botëror.
“Ai ishte një moment i dëshpëruar dhe i pamenduar mirë nga ana ime. Gabova, kur mora atë vendim. Më vjen keq që unë nuk do të bëj pjesë midis 36 gjyqtarëve që do të shkojnë në Mondial, por, megjithatë, unë shpresoj që të marrë pjesë atje si video-gjyqtar. Me siguri që gabimi im ka ndikuar te njerëzit e FIFA-s, por unë nuk i shmangem përgjegjësisë. Në botën tonë, gjyqtarët janë si portierët, pasi që të gjithë i konstatojnë menjëherë gabimet e tyre”, tha gjyqtari rumun i mësipërm.
Sfidanti.al