Besojeni ose jo, ekipi më i dobët i Premier Ligës kërkon 56 milionë euro per stoperin!

Që çmenduria në tregun e transferimeve ka arritur kulmin, madje edhe po e tejkalon atë, e tregon fakti se ekipi më i dobët, deri tani, në Premier Ligë, Suonsi, që, këtë sezon, deri tani, ka pësuar 34 gola, kërkon 56 milionë euro të pabesueshme për stoperin e vet 23-vjeçar, Alfiej Moson, për të cilin janë interesuar disa klube, por të gjitha ofertat e tyre janë hedhur poshtë, pasi Suonsi kërkon për të shumën e lartpërmendur.

Këtë lajm e konfirmoi edhe trajneri i Suonsit, Karlos Karvahal, që tha se vetëm shuma prej 56 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për shitjen e mbrojtësit qëndror të mësipërm.

Sfidanti.al