Prej 19 vitesh nuk ndodhte që në raundin e dytë të turneut Grand Slam të Australian Open të mos jenë motrat Uilliams. Kjo u pa në evenimentin e këtij viti. Ndërsa Serena Uilliams, kampionia në fuqi është tërhequr nga ky eveniment, motra e saj Venus, njëkohësisht edhe finalistja e turneut, shkaktoi surprizën duke u eliminuar që në raundin e parë. Ishte Belinda Bencic ajo që mposhti amerikanen që tashmë është në moshën 37 vjecare me rezultatin 2-0. Nuk gaboi Jelena Ostapenko, kampionia e Roland Garros e cili mundi me lehtësi italianen Françeska Skiavone me rezultatin 2-0 duke i mbyllur setet 6-1;6-4. U kualifikuan për më tej edhe Karolina Vozniaçki që eliminoi Buzarneskun si dhe elina Svitolina që mundi Ivana Jorovic.
Për meshkuj, Rafael Nadal e ktheu në seancë stërvitore ndeshjen me Estreja Burgos që e mposhti pastër 3-0. Numri 1 i renditjes botërore shpenzoi vetëm 1 orë e 35 minuta kohë për të fituar këtë ndeshje me sete 6-1; 6-1; 6-1. Me lehtësi fitoi edhe Grigor Dimitrov ndaj austriakut Novak me sete 6-3; 6-2; 6-1. David Ferrer u eliminua nga rusi Roblev pas një ndeshje maratonë e mbyllur 2-3
sfidanti.al