Mjaft me spekulime ,Hazari sulmon ..me dy lajme “të mëdha”

Ylli më i madh i Celsit, Eden Hazar, gjatë ditëve të fundit, ndodhet në qendër të vëmendjes, pasi media po shkruan për kalimin e tij eventual te Reali i Madridit, madje, se ai, tanimë, është marrë vesh me klubin “mbretëror”. Por, sidoqoftë, vetë Hazari i mohoi, dje, këto lajme, duke i quajtur ato spekulime dhe duke deklaruar se ai, shumë shpejt, do të nënshkruajë një kontratë të re me Celsin, por se, së pari, këtë duhet ta bëjë portieri Tibo Kurtoa!

“Po, unë do ta nënshkruaj kontratën, por, fillimisht, këtë duhet ta bëjë Tibo Kurtoa dhe, më pas, e kam radhën unë”, u tha Azari mediumeve angleze. Sigurisht që këto janë lajme të forta për Celsin, pasi të dy lojtarët belgë janë më të rëndësishmit për “blutë” e Londrës.

Sfidanti.al