Dani Alvesh dhe bashkeshortja e tij Joana Sanz i kaluan ne Brazil festat e fundvitit. Modelja spanjolle dhe futbollisti i Paris Sen Zhermen qendruan ne plazhin Florianopolis dhe ambienti ekzotike e sidomos rrezet e diellit e bene per vete bukuroshen nga Ishujt Kanarie aq sa Joana i kerkoi bashkeshortit te saj qe te mos kthehej ne Paris.
‘Perse te mos qendrojme ketu ne vere? Nuk dua te jem serish ‘frozen’-shkruante Joana Sanz ne rrjetin Instagram perkrah nje fotoke ku ajo shfaqet ne bikini teksa pozon ne breg te detit me ujera te kristalta.
Dani Alvesh dhe Joana Sanz jane bashke qe nga viti 2015. Ne veren e kaluar ata shkuan drejt altarit per te lidhur kurore ne nje ceremono martesore te kryer ne menyre sekrete. Per Dani Alvesh, kjo me Joana Sanz eshte martesa e dyte ne jeten e tij. Me pare Dani Alvesh ka qene martuar me Dinora Santana me te cilen ka edhe 2 femije.
Sfidanti.al