Celsi mendon per epoken post-Konte; shfaqet emri i Simeones

Rruget e Antonio Kontes dhe Celsit jane te destinuara te ndahen. Edhe pse tekniku italian ka edhe nje vit kontrate me Blute e Londres, drejtuesit e kampioneve te Anglise po mendojne te bejne ndryshime ne pankine.

Sipas ‘The Times’, tashme Celsi ka nisur te beje levizjet e tij, duke zgjedhur Diego Pablo Simeonen si pasues te Kontes me te cilin duhet te gjeje nje akord per zgjidhje te parakohshme te kontrates ne menyre konsensuale.

Nese ky akord do te arrihet, Konte nuk do te rrije gjate pa pune, pasi italiani prej kohesh eshte vene ne qender te vemendjes se disa klubeve evropiane me ne krye Paris Sen Zhermen. Milani eshte nje tjeter klub e sheh ate si qendren e projektit per te ardhmen, nderkohe qe Federata Italiane po mendon seriozisht per rikthimin e tij ne pankinen e Te Kalterve.

Sfidanti.al