Interi zmbraps Realin e Madridit; gati rinovimi me Ikardin

Interi nuk la ndermend te lejoje largimin e Mauro Ikardit. Klubi zikalter vendosi te refuzoje Realin e Madridit qe eshte vene prej kohesh ne ndjekje te sulmuesit argjentinas dhe te pergatise rinovimin me te.

Sipas medias italiane, Ikardi qe shihet nga drejtuesit e klubit spanjoll si zevendesuesi ideal i Benzema, ka ne kontraten e tij nje klauzole te zgjidhjes se saj prej 110 milione Eurosh qe eshte e vlefshme ne 15 ditet e para te korrikut.

E verteta eshte se Ikardi nuk ka shfaqur ne asnje moment deshire per t’u largiar nga Interi, megjithate klubi milanez nuk deshiron te rrezikoje dhe po mendon t’i propozoje sulmuesit nje kontrate te re qe skadon ne vitin 2023 duke rritur ne menyre automarike edhe klauzolen e zgjidhjes se saj qe nuk do te mund te zbatohet as nga Reali i Madridit e as ndonje skuader tjeter.

Sfidanti.al