Benevento pësoi 14 humbje radhazi në nisje të Serisë A këtë sezon, ndërsa më në fund arriti fitoren e parë, 1-0 ndaj Kievo, në javën e 19-të. Përsa i përket këtyre 19 ndeshjeve të para, Benevento padyshim ka rekordin më negativ në të 5 ligat e mëdha europiane, për kohët moderne, duke përfshirë Serinë A, Premier Ligën, La Ligën, Bundesligën dhe Ligën Franceze.
Gjithsesi, skuadra modeste italiane mund të luftojë që të kalojë rekordin negativ të një sezoni në elitë, rekord që e mban Derbi Kaunti në Premier Ligë, me vetëm 11 pikë në 2008. Po ashtu, me 14 humbjet radhazi, Benevento nuk është “delja e zezë” e Europës, pasi Sandërlendi pati 15 humbje radhazi në Premier Ligë në sezonin 2002-2003.
Për momentin, skuadra është e lumtur me golin e shënuar nga Masimo Koda, po ashtu i lumtur është edhe qyteti me 60 000 banorë, ndërsa “përralla” e bukur e Beneventos nuk mund të harrohet, me falimentimin në 2005, rinisjen nga kategoria e katërt në 2007 dhe mbërritjen e Serisë A pranverën e kaluar.
Sfidanti.al