Bild ‘nxjerr zbuluar’ Beker; nxori në ankand një raketë false

Boris Beker nxori një raketë false në një ankand televiziv me qëllime bamirësie. Ajo që e nxori zbuluar ish tenistin gjerman ishte e përditshmja ‘Bild’ sipas së cilës, Beker 3 herë fitues i Uimbëlldonit  pretendoi se kishte dhënë për të shitur në ankand raketën që kishte përdorur në 1999 në ndeshjen me Pat Rafter për të cilën një koleksionist pagoi 10 mijë Euro. ishte ndeshja me Pat rafter e cila bëri që Beker të vendosë të tërhiqet përfundimisht nga aktivitetet

Por Bild zbuloi se raketa për të cilën ishin paguar 10 mijë Eurot në të vërtetë nuk ishte ajo e përdorur nga Beker. Kështu që shifra e paguar nuk u depozitua në fushatën e bamirësisë dhe justifikimi i avokatëve ishte për shkak të infiormacioneve negative të publikuara nga kjo e përditshme.

Vlen të theksohet se ‘Bild’ është marrë shpesh me problemet financiarë të Beker, me 50 vjecarit që është në kufijtë e falimentimit.

sfidanti.al