Filipe Kutinjo dhe Antuan Grizman po përmenden cdo ditë e më shumë në ambientet e Barcelonës që po vijon me planet e saj për këta dy futbollistë. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, katalanasit tani i kanë të qarta idetë e tyre, brazilianin e presin në janar, ndërsa për francezin lufta do të bëhet gjatë muajve të verës.
Në rastin e Kutinjos, Barcelona e ka arritur prej kohës akordin me liverpulin, ndërsa për Grizman, gjërat i janë lehtësuar ndjeshëm duke qenë se po flitet për tërheqjen e Mançester Junajtid nga ideja për të blerë sulmuesin e përfaqësueses franceze.
Por ardhjet e reja nuk janë tema e vetme e përfshirë në planin e merkatos së Barcelonës. Katalanasit po përgatiten edhe për ‘eksod’ lojtarësh si Javier Maskerano që me shumë gjasa do të ketë si destinacion Superligën Kineze apo Arda Turan. Rinovimet e kontratave nuk janë lënë pas dore dhe futbollistët të cilët pritet të firmosin janë Serxhi Roberto e Xherard Pike.
sfidanti.al