Ferrari nuk fitoi në pistë, por në financa; më shumë të ardhura nga FOM

Ferrari edhe këtë vit dështoi që të fitojë tituj në Botërorin e Formula 1. Pavarësisht një pjese të parë shumë të mirë të sezonit, Kokëkuqja italiane dhe pilotët e saj lëshuan terren në pjesën e dyte duke e humbur sërish betejën sportive me Mercedes. Megjithatë ekziston një aspekt në të cilin skuderia italiane iu imponua rivalëve të saj, ai financiar. Formula One Management ka bërë shpërnmdarjen e të ardhurave dhe sipas Autosport, Ferrari ka përfituar më shumë, plot 202 milionë Euro nga 1 miliard e 58.9 milionë Euro që ishte shifra totale.

Në vendin e dytë është Mercedes me 192.7 milionë Euro, ndërkohë që në vendin e tretë është Red Bull me 182 milionë. Renault është skuderia që renditet në vendin e fundit në këtë klasifikim me vetëm 58.5 milionë Euro të përfituara nga FOM.

Ai që i jep mundësinë Ferrarit të sigurojë më shumë të ardhura në krahasim me të tjerët është bonusi që i jepet si skuadra më jetëgjatë në Formula 1, e cila arrin vlerën e 74.6 milionë Euro, një bonus të cilin  pronarët e F1, Liberty  Media po mendon ta eliminojë.

sfidanti.al