Ronaldo ‘gllabëron’ tjetër cmim; Lojtari i Vitit në Globe Soccer Awards

Nuk rreshtin vlerësimet për Kristiano Ronaldon në këtë fund viti. Këtë radhë, sulmuesi portugez u nderua në Dubai në ceremoninë e ndarjes së Cmimeve Globe Soccer Awards ku Kristiano Ronaldo fitoi trofeun e Futbollistit më të mirë të vitit duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm Lionel Mesi si dhe emra të tillë si Nejmar, Mbappe, Dibala, Bufon dhe Serhio Ramos. Viti 2017 ishte përrallor për 32 vjecarin i cili fitoi edhe trofe të tjerë individualë si The Best i FIFA dhe Topin e Artë.

Nuk ishte vetëm Ronaldo që triumfoi në mbrëmjen Globe Soccer Awards. Reali i Madridit u shpall ekipi më i mirë duke qenë se gjatë këtij viti arriti të fitojë 5 tituj, Ligën Spanjolle, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës dhe të Spanjës si dhe Botërorin e Klubeve. Ndërkohë që një cmim  shkoi edhe për Zinedine Zidane, që u shpall trajneri më i mirë i vitit, dicka që iu mihua në 2016 duke qenë se vitin e kaluar ky trofe iu dha Fernando Santos të përfaqësueses portugeze.

sfidanti.al