Bajerni është kthyer në “ekip qensh” nën Jup Hajnkesin

Kjo nuk ka të bëjë me ofendimin e ndonjë lojtari. Flitet për qen të vërtetë, miq të njeriut, të cilët janë shtuar pak si shumë tek Bajerni që kur Jup Hajnkesi zëvendësoi Karlo Ançelotin si trajner gjatë këtij sezoni. Vetë veterani Jup është një admirues i madh i kafshëve besnike dhe ai ka të preferuar një qen stani gjerman, siç i quajmë ne “qen kufiri”, me emrin Kando dhe që është 12 vjeç. Ai ka zëvendësuar të ndjerin Kuno, që ngordhi në 2014.

Edhe gruaja e “shefit”, Suzi, ka qenin e saj që quhet Ben dhe është i racës labrador. Shumë prekëse historia e qenit të familjes Rumenige, me emrin Lola, që njerëzit e shpëtuan nga rreziku në Majorka të Spanjës. Manuel Nojer, portieri titullar, vërtet mund të jetë i dëmtuar, por ai sërish stërvitet dhe, po ashtu, kënaqet me qenin e tij të vogël, Momo.

Tek Bajerni janë gjithsej 22 qen, dhe 19 të tjerët janë të shpërndarë nëpër 13 futbollistë, portierët e tjerë Ulraih e Shtarke, e pastaj Humels, Bernat, Zyle, Rudi, Vagner, Koman, Myler, Tiago, Boateng apo Hames Rodrigez.

Sfidanti.al