Mediat italiane nuk u kursyen me lavdërime pas fitores së radhës së Napolit, suksesit në ndeshjen e fundit të vitit në Serinë A. “Napoli, gjysmë titulli, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – ndeshja e fundit e vitit, Sarri kampion i dimrit”. “Mbreti, – titullon “Il Korriere delo Sport”, – Napoli, kampion dimri. Gjysmë titulli firmosur nga Hamshik”. “Gjysmë titulli”, – shkruan edhe “Il Korriere dela Sera”, diçka që e thekson edhe “La Republika”: “Nxitja e Hamshikut në dimër e bën udhëheqëse Napolin e Sarrit”.
Marek Hamshik ishte heroi në fushën e Krotones, me golin e vetëm të ndeshjes shënuar në minutën e 17-të, në një takim me shumë polemika, që e ngjiti Napolin në kuotën e 48 pikëve, ndaj 44 të Juves që luan në mbrëmje. Kapiteni nga Sllovakia kishte thyer rekordin e Maradonës me 116 gola për Napolin, ndërsa kishte marrë përgëzimet dhe urimet e Diegos. Ai luajti me një stampë të dedikuar për rekordin, në fanelën e tij (në foto), dhe shënoi edhe golin e 117-të, duke vazhduar të jetë lideri i skuadrës.
Sfidanti.al