Çelsi, në ndeshjen e fundit, mundi 2-0 Brajtonin, ndërsa shfrytëzoi barazimin 2-2 që arriti Mançester Junajtdi me Barnlin, duke qenë, tani, vetëm një pikë larg “djajvë të kuq’. Mbas kësaj ndeshjeje, njëdeklaratë interesante bëri një nga lojtarët më të mirë të “bluve” të Londrës, Eden Azar, që foli për ndeshjen që e pret ekipin e tij në shkurt, në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, me Barcelonën. Sipas tij, klubi katalonjasështë më i miri në botë jatë 10-15 viteve të fundit.
“Barcelona është klubi më i mirë në botë gjatë 10-15 viteve të fundit. Nuk ka ekip tjetër që të luajë në mënyrë aq konstante dhe aq mirë. Ndeshja kundër saj, me të vërtetë, do të jetë një përvojë e madhe për mua. Unë pres një duel të madh. Mezi po pres që të vijë ajo ditë, kur në të ndeshemi me Barcelonën”, tha Azari që, pak kohë më parë, deklaroi se Lionel Mesi është më i mirë se Kristiano Ronaldo.
Sfidanti.al