Pas Nadal, edhe Xhokovic tërhiqet nga turneu i Abu Dabit

Pas Rafael Nadal, turneu i ekzibicionit në Abu Dabi humbet edhe Novak Xhokovic. Tenisti serb po vuan ende dëmtimin në brryl që iu shfaq gjatë këtij viti në turneun e Uimbëlldonit.

‘Jam shumë i zhgënjyer për faktin që jam i detyruar të tërhiqem nga turneu i Dubait-tha Xhokovic-për fat të keq ditët e fundit fillova të ndjeja sërish dhimbje në brryl dhe stafi mjekësor më këshilloi që të mos rrezikoja dhe të tërhiqesha nga turneu e të vazhdoj menjëherë me terapinë. Jam shumë i trishtuar pasi mezi po prisja të kthehesha në fushat e lojës’.

Por jo vetëm kaq, për Xhokovic ka shumë dyshime edhe për pjesëmarrjen e tij në turneun e parë Grand Slam të vitit 2018, Australian Open. Gjithsesi mbetet për t’u parë sesi do të shkojnë gjërat për tenistin serb që ka rënë në vendin e 12 në klasifikimin e ATP

sfidanti.al