Fituesi i dikurshëm i “Topit të artë” – president i Liberisë!

Ish-futbollisti më i mirë i botës, Xhorxh Uea, u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan, së fundmi, në Liberi, duke përbërë, kështu, transferimin e parë demokratik të pushtetit në këtë vend afrikan gjatë 70 viteve të fundit Më shumë se 2,2 milionë votues zgjodhën mes ish-futbollistit Xhorxh Uea, tani, 51 vjeç, dhe nënpresidentit të deritanishëm, Xhozef Boakaj.

Uea që, në vitet ’90, ka qenë një nga sulmuesit më të mirë të botës, duke shënuar mbi 100 gola me bluzat e Monakos, PSZH-së dhe Milanit, u përfshi në politikën liberiane më 2005, kur, për herë të parë, bëri publike ambiciet e tij për t’u përbërë president i Liberisë. Megjithëse, atë vit, ai dështoi, Uea vazhdoi që të merrej aktivisht me politikë, deri sa tani u bë president i vendit të tij.

Sfidanti.al