Lodhje për Vit të Ri për udhëheqësit e basketbollit amerikan

Hjustoni dhe Golden Stejti humbën njëkohësisht në ndeshjet e fundit në NBA, ndoshta të lodhur nga ngarkesa e madhe e ditëve të festave. Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë periudhë e gëzueshme, por pikërisht pranë ndërrimit të viteve, dy ekipet më të mira nuk patën gjunjë për të fituar.

Hjustoni u mposht 103-121 në fushën e Uashingtonit, me ekipin vendas që realizoi 18 kosha për tri pikë. Porter shënoi 26 pikë, dhe plot 7 kosha nga distanca. Xhejms Harden, ndoshta ishte më i lodhuri nga miqtë duke shënuar vetëm 20 pikë me 0 topa në tabela.

Golden Stejti e pësoi edhe më keq, pasi u mund në fushën e vet, në Oklend. Sërish pa Stefën Kërrin, për kampionët nuk mjaftuan Kevin Durant e Klej Tompson. Durant shënoi 27 pikë, Tompson pati 24, ndërsa Drejmond Grin 8 pikë, 11 topa në tabela e 16 asistë, por Sharlota u tregua shumë e forte dhe ditoi 111-100. Duajt Hauard shënoi 29 pikë, ndërsa 6 lojtarë patën realizim me dy shifra.

Humbje edhe për ekipin e momentit në NBA, Oklahomën, edhe pse Rasëll Uestbruk luajti mirë. Ai shënoi 40 pikë në 40 minuta, kapi 14 topa në tabela dhe shërbeu 9 asistë, duke qenë vetëm 1 asist larg tripëll dabëllit.

Sfidanti.al