Buskets përmbledh të gjitha cilësitë e Barcelonës

Zakonisht, ai nënvlerësohet, për të flitet pak dhe nuk lavdërohet sa duhet nga ata që e quajnë veten ekspertë të futbollit, por, megjithaë, Serhio Buskets, pa asnjë dilemë, është bërë, vitet e fundit, një nga mefushorët më të mirë në botë. Madhështia e tij qëndron te konsistenca e tij, te pagabueshmëria dhe eleganca në dhënien e pasimeve. Ai, prej një kohe të gjatë, është bërë baza e lojës së Barcelonës. Janë shumë pak ata lojtarë që  kanë pjekurinë teknike dhe taktike të Busketsit. Megjithëse modest dhe i “padukshëm” në krahasim me bashkëlojtarët e tij të tjerë, Serhio ëshë, në fakt, një nga lojtarët kryesorë të klubit katalonjas. Ka nga ata që konsiderojnë se Busketsi ka dalë në dritë vetëm gjatë kohës së brezit të Pep Guardiloës. Por, nuk ëshë kështu, sepse Busketsi, që atë kohë, ka ndërruar disa trajnerë, por ai vazhdon që ta përmirësojë, gjithnë e më nsumë, inteligjencën e tij futbollistike.

“Kur ju shihni ndeshjen, ju nuk e shihni Busketsin, por, kur shihni Busketsin, ju shihni të gjithë ndeshjen”, ka deklaruar, në një rast, trajneri i njohur spanjoll, Vinsente del Boskue. Ai është konsideruar si “fundamental” nga Ksavi, i “paçmueshëm” nga Guardiola dhe “mesfushori më i mirë në botë” nga Luis Enrike.

Sfidanti.al