Gatuzo: “Unë dua të fitoj edhe kur luaj me djalin tim”!

Xhenaro Gatuzo u përpoq që ta pakësojë disi euforinë mbas triumfit të Milanit në derbin me Interin (1-0) në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke vënë dukje se fitorja ndaj rivalit të kryesor të qytetit dhe kualifikimi për në gjysmënfinale të kësaj Kupe nuk do të thotë se problemet u zgjidhën për rosonerët. Rino, sikurse quajnë ndryshe tifozët Gatuzon, është i vetëdijshëm se ai ka shumë punë para për të bërë që ta kthejë Milanin në rrugët e vjetra fituese, por, sidoqoftë, fitorja kundër Interit e ka ngritur lart moralin në kampin kuqezi.

“Unë, asnjëherë, nuk fsheh asgjë, atë që kam për t’ua thënë lojtarëve, nuk e mbaj, ua them hapur, në fytyrë. Ne kemi shumë punë para për të bërë dhe do të isha hipokrit, po të thosha se problemet tona, mbas kësaj fitoreje, u zgjidhën”, tha Rino popullor, duke vazhduar më tej: “Unë, ndoshta, jam trajneri më i keq në Serinë A, por një diçka më bën mua ndryshe nga të tjerët. Unë dua, gjithnjë, që të fitoj, madje, edhe kur luaj me djalin tim në kopsht! Dua që ndeshjen e radhës djemtë e mi ta fitojnë që të tregojnë se fitorja ndaj Interit nuk qe rastësi”, tha Gatuzo.

Sfidanti