Karrager: “Premier Liga po bëhet qesharake!”

Ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe legjendja e këtij klubi, Xhejmi Karager, kritikoi me forcë ata që quhen “klube të vegjël” në Premier Ligë. Ndeshja e funditqë Mançester Siti e fitoi 1-0 ndaj Njukasëllit, i dha shkas Karagerit që të bënte komentet e tij lidhur me atë që ndodh në Premier Ligë.

“Me të vërtetë, është bërë e turpshme sesi ekipet që ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës, luajnë me ekipët më të mirë të kampionatit tonë. Jo vetën Njukaslli, por edhe të gjithë ekipet e tjerë të dobët. Kjo është, me të vërtetë, e turpshme, Premier Liga po bëhet qesharake! Klubet që janë në krye, janë shumë më të mirë sesa ata që ndodhen në fund të tabelës. Duket sikur klubet e fundit të tabelës, qëkur e fillojnë ndeshjet, e kanë pranuar humbjen dhe ata e fillojnë ndeshjen me disavantazhin 0-1, madje edhe 0-2! Në të kaluarën, nuk ndodhte kështu, çdo ekip jepte gjithçka nga vetja, pavarësisht se kundër kujt luante”, vuri në duklje Karageri.

Sfidanti.al