Thuajse në çdo hap që ka hedhur në karrierë (gjithnjë për lart), Virgil Van Dajk ka pasur në krah një femër të vetme. Ajo quhet Rike Nouitgedagt, prej vitesh e dashura dhe tani gruaja e tij, duke sakrifikuar punën e saj për ta ndjekur njeriun e zemrës në ishujt britanikë. Mbrojtësi i qendrës 26-vjeçar shkëlqeu shpejt në atdheun e tij me Groningenin dhe në 2013 u mor nga Sëlltiku. Rikja e ndoqi pas në Gllazgou, ku në 2014 çifti u bë me vajzë.
Në 2015, Van Dajk kaloi tek Sauthemptoni, ndërsa fillimi i 2018-ës e gjen tek Liverpuli, ku kaloi për blerjen rekord botëror për një mbrojtës, 85 milionë euro. Edhe në qytetin e Bitëllsave, ai do të ketë në krah holandezen e tij, dhe shpreson që sukseset të jenë shumë më të mëdha se deri tani. Me Liverpulin, Van Dajk pretendon titullin në Premier dhe pse jo, edhe Championsin.
Sfidanti.al