Tojota e zyrtarizon; Alonso do garojë në ’24 Ore te Le Mans’

Fernando Alonso mban gjallë shpresën për të fituar të famshmen ‘Kurorën e Trefishtë’ të garave automobilistike. Piloti spanjoll i McLaren  vitin e ardhshëm do tëe marrë pjesë në evenimentin ’24 Orë të Le Mans’ në 16 qershor me skuadrën e Toyotës dhe do të mbajë numrin 9 në makinën e tij. Lajmi për pjesëmarrjen e Alonsos në këtë garë të rëndësishme e konfirmoi vetë Toyota nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

‘Jemi shumë të lumtur t’ju konfirmojmë se Fernando Alonso do të drejtojë makinën me numrin 9 në edicionin e radhës së ’24 Orë të Lë Mans’ që do të zhvillohet në qershor-lexohet në postimin e Toyotas.

Gara e Le Mans do të jetë eksperienca e dytë jashtë Formula 1, pas pjesëmarrjes në 500 Milje të Indianapolis të vitit të kaluar

sfidanti.al