San Antonio triumfoi në shtëpinë e tij në ndeshjen e radhës në NBA. teksanqr iu imponuan në AT&T Center, skuadrës së Bruklinit me reezultatin 109-97 duke i forcuar akoma më shumë pozitat e saj në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Bruklin për pjesën më të madhe të kohës iu përgjigj lojës së San Antonios, por nuk mundi dot të rezistojë deri në fund dhe skuadra e Spërs arriti të marrë më të mirën në këtë përballje. Leonard dhe Oldrixh me 21 dhe 20 pikë ishin më të mirët për San Antonion, ndërsa për Bruklin spikatën LëVert dhe Krab me 18 dhe 15 pikë të shënuara
Një tjetër skuadër teksane që regjistroi fitore në këtë mbrëmje të MNBA ishte Dallas Maveriks që mposhto Toronton 98-93 duke e ndalur në 6 numrin e fitoreve radhazi të skuadrës kanadeze. Për Dallasin, diferencën në parket e bënë lojtarët e stolit si Hoze Barea me 20 pikë dhe Barns me 16 pikë e 10 topa në tabelë. Mjaft mirë u paraqitën edhe gjermanët Novitzki e Kleber që shënuan respektivisht 15 dhe 15 pikë
Detroit nuk e pati aspak problem ndeshjen me Indianën të cilën e mundi 107-83. skuadra e Pistons e vuri këtë ndeshje në binarët e kërkuar që në periodën e parë të saj të cilën e mbylli me rezultatin 40-19 për të administruar pa shumë probleme pjesën e mbetur të ndeshjes.Herris me 30 pikë dhe Dramond me 21 pikë e 8 topa në tabelë ishin basketbollistët më të mirë për skuadrën e Detroit që regjiostroi fitoren e dytë radhazi pas asaj me Nju Jork Niks
sfidanti.al