Sampaoli e tepron me pije e fyen policinë

Krishlindja e këtij viti nukishte aspak pozitive për Horhe Sampaolin. Trajneri i përfaqësueses argjentinase u bë protagonist i një episodi aspak të këndshëm pikërisht në mbrëmjen më festive të vitit. Sampaoli u ndalua nga policia në qytetin Kasilda, 335 km larg Buenos Airesit pasi kishte thyerr rregulloren dhe kishte marrë më shumë persona në makinë sec duhej ndërsa ishte duke u kthyer nga dasma e së bijës Sabrina.

Fakti që policia e ndaloi nuk u prit aspak mirë nga Sampaloli që nuki kurseu fyerjet ndaj punonjësve të rendit; ‘Jeni budallenj dhe paguheni vetëm 100 pesos në muaj-u mësua t’u ketë thënë policëve Sampaoli i cili rezultoi se kishte tejkaluar edhe limitin e lejuar të konsumimit të alkoolit.

Video e kësaj ngjarjeje u xhirua nga një person që ishte duke kaluar në atë moment duke e publikuar menjëherë në rrjetet sociale , video që menjëherë bëri xhiron e botës

Sfidanti.al