Flamurtari i brezit të artë të viteve 80-90- të, ata që janë në fotografi, ka bërë histori në Europë për lojën që mbetet si një hit nëpër breza, ndërsa Flamurtari i sotëm ka “gjetur” një rrugë të pashkelur ndonjëherë për t’u bërë tepër i njohur në Europë. Është fitues i një “trofeu” unikal,pale kur mendon se ekipi i sotëm ka talent tjetër, pa patur nevojë për atë të fushës.. Flamurtari, që nuk krahasohet me ndonjë ekip tjetër në këtë sezon, madje mund të pagëzohet rekordmen edhe në historinë e futbollit, është ekipi që dënohet gati çdo javë nga ekzekutorët e FSHF-së. Ritmi i mëkateve në fushë nga arbitrat, duket sikur është kombinuar mrekullisht me gjobat që i faturohen ekipit, aq sa në Vlorë hedhin romuze se ekipi sapo del nga dera e “burgut” bëhet gati për dënimin e ardhshëm. Pyetja që bëhet si kartolinë në fund të vitit është e denjë per skedinë: dhe sa dënime të tjera do të mbajë kurrizi i Flamurtarit dhe xhepi i Sinanit deri në fund të kampionatit? Nuk ka burrë që e plotëson dot skedinën fituese, sepse zemërata e palëve mbahet e ndezur me fanatizëm. Aq sa këto ditë festive tregojnë se edhe Plaku i Vitit të Ri ka bërë një dhuratë ndryshe për ekipin vlonjat….një palë “rroba burgu”…
Thonë se sikur ta mbyllte gojën numri 1 i vlonjatëve, zoti Idrizi, të mos flasë më për historinë me çorape apo me pasaporta të shefit të madh, apo që pulat vonjate të mos e bëjnë vezën më të madhe se pulat e FSHF-së( kuptohet, të presidentit), do të kishim parë një kampionat pa hile, pa bilbil marifetçi, me dorë në zemër deri në fund, ku do të konkurronin për titull Skënderbeu dhe Flamurtari. Dhe fundi do te ishte tragjik, nga ato që dine t’i sajoje godina jone me gjethe ezyrave te topitt. Jo, jo nuk është fantazi, sepse sipas një hesapi që kanë bërë vetë arbitrat, klasifikimi nuk do të ishte ky që është sikur vlonjatët të ushtronin servilizmin e nevojshëm për të fituar statusin e pretendentit për titull…
Sfidanti.al