Vinçenco Montela drejt Spanjës? Sevija e ka vënë në shënjestër

Emri i Vinçenco Montelës rishfaqet në zërat e merkatos. Ish trajneri i Milanit duketrt se është vënë në shënjestrën e Sevijës për të zëvendësuar Eduardo berizzon i cili u largua nga drejtimi i skuadrës përpara pak ditësh.

Italiani duket se vlerësohet ende në kontinentin evropian, edhe pse ai u përfol për një rikthim te kuqezinjtë për të marrë vendin e Gatuzos që mesa duket nuk po bind aspak. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Presidenti i Sevijës dhe DrejtoriTeknik i kësaj skuadre kanë mbërritur në Itali për të mbyllur njëherë e mirë cështjen e trajnerit duket qenë se në 3 janar Sevija do të luajë ndeshjen e radhës në Kupën e Mbretit ndaj Kadizit.

Montela nuk është emri i vetëm që përmendet në ambientet e klubit andaluzian, kandidatë janë edhe  Guidolin, Maxarri, Tuhel e Grasia, por zgjedhja më konkrete është pikërisht ajo e Montelës

Sfidanti.al