Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Fernando Tores, bëri, së fundmi, një deklaratë befasuese për Serinë A. Në fakt, ky golashënues spanjoll ka luajtur disa muaj me Milanin gjatë vjeshtës 2014, por, megjithatë, ai pohon se, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër atje, atij i la përshtypje negative futbolli italian dhe disa gjëra të tjera lidhur me të.
“Në Milano, unë qëndrova një kohë të shkutër, luajta në vetëm 10 ndeshje dhe, sinqerisht, nuk e kuptova se çfarë përbën, në thelb, futbolli italian. Përjetova disa gjëra që më befasuan në kuptimin negativ. Në një rast, ne luajtëm në Cezena dhe unë u habita, kur na thanë se ne do të luanim në një fushë me bar artificial, kurse unë nuk kisha luajtur kurrë më parë në një fushë të tillë në një ndeshje kampionati. Disa stadiume në Itali janë shumë të vjetër, kur luan në fushat e tyre, të duket sikur je kthyer 10 vite mbrapa. Është për të ardhur keq, sepse tifozët krijojnë atje një atmosferë të mrekullueshme. Marrim psh. stadiumin ‘Olimpiko’, edhe ai është i vjetër. Në Serinë A, nuk duhet të ketë konkurrencë vetëm mes Juventusit, Interit dhe Milanit, kampionati italian duhet të bëhet me eksitues”, vuri në dukje Fernando Torezi.
Sfidanti.al