Rafael Nadal ka vendosur të reduktojë ndjeshëm kalendarin e aktiviteteve për vitin 2018. Tenisti spanjoll që në qershorin e ardhshëm do të mbushë 32 vjec duket se fokusin më të madh do ta ketë te turnetë Grand Slam,ndërkohë që objektivi i tij është që ntë mbajë ende vendin e parë në renditjen ATP.
Nadal që do të nisë 2018 me turneun në Brisbane në 1 janar, do të marrë pjesë ne 18 turne, 2 më pak se vitin e kaluar. Nadal ka vendosur që të mos luajë në turneun e Roterdamit dhe atë të Bazeli. Kjo do të thotë se Nadal përvec 4 turneve Grand Slam dhe 8 turneve Masters, do të jetë i pranishëm në turnetë e Brisbejnit, Akapulkos, Barcelonës, Queen’s dhe Pekinit.
Nëse Nadal do të luajë ne turneun Masters të Londrës që luhet gjithnjë në fund të vitit dhe që do të jete e 14 radhazi për të, atëherë numri i turneve në kalendarin e tij shkon në 19. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Nadal të ndryshojë kalendarin e tij në varësi se si do të shkojnë gjërat për të si dhe rezultatet që do të arrijë.